Kosova po zbrazet nga të rinjtë: Automekaniku i njohur lë punën dhe merr rrugën e mërgimit
Qyteti i Mitrovicës dhe gjithë Kosova po zbrazet dita ditës nga të rinjtë.
Sot mund ta vëresh shumë lehtë se po mungojnë shumë ftyra që dikur i shihje në qytet, qoftë në lokale, rrugë, madje edhe nëpër xhamia thuhet se ka më pak “xhemat”, shkruan Jepi zë.
Në mesin e atyre që kanë marrë rrugën e kurbetit këto ditë është edhe automekaniku Lavdim Brahimi i njohur si Macho, ai po lë edhe punën e tij në Shipol të Mitrovicës.
Mitrovicasi nga Koshtova është i njohur në qytet pasi përveç punës së tij si mekanik, ai u bë viral edhe me trajtimin e kujdesin që i bën maces së tij gjatë punës.
“Macho” në një prononcim për “Jepi zë” ka treguar se këtë vendim e mori për një jetë më të mirë ndërsa edhe atje pret të punojë si automekanik.
Ndryshe në janar pritet të rritet numri i atyre që presin të ikin nga Kosova pasi besohet se do të ndodhë liberalizmi i vizave. / Jepi zë