“Kosova nuk do të jetë e pavarur”: Vehbi Kajtazi i nxjerr Kurtit arkivën një ditë pas pavarësisë

Gazetari Vehbi Kajtazi ka nxjerrë nga arkivi një intervistë të Albin Kurtit për gazetën “Epoka e Re” të dhjetorit 2007, ku shprehej mosbesues se vendi po pavarësohej.

“As pavarësi, as sovranitet. Kosova nuk do të jetë e pavarur dhe s’do të ketë sovranitet; Nuk na duhet asgjë misioni i BE-së”, thoshte Kurti atëbotë.

Kajtazi shkroi: “Ja baba i luftës hibride”.

“Shihne cfare lufte ka ba Albin Kurti kunder Kosoves ne kohen kur krejt Perendimi punonte per pavaresine e Kosoves, shtet te cilin Kurti po e shkaterron dite per dite”, ka shkruar Kajtazi.

Lexo edhe:  Vritet një 26-vjeçare italiane shtatzënë, i dyshuar një 40-vjeçar kosovar