Kosova nikoqire e “Defender Europe 25” nga 26 maji deri më 9 qershor
Nga 26 maji deri më 9 qershor 2025, Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar të drejtuar nga ushtria e SHBA-së për Evropë dhe Afrikë “Defender Europe 25”.
Kështu është bërë e ditur nga njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes.
“Gjatë kësaj periudhe kohore, do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
FSK përmes ekzekutimit të këtij ushtrimi do të tregojë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë ShBA-në, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.