Kosova barazoi në udhëtim tek Izraeli, kjo është renditja tabelore në Grupin I
Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Dardanët” barazuan 1:1 me Izraelin në ndeshjen e parë të Grupit I, e zhvilluar në Tel Aviv.
Goditjen e Milot Rashicës në minutën e 36-të e devijoi në portën e tij për epërsinë e të besuarve të Alain Giresse. Me këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë.
Izraeli barazoi rezultatin në minutën e 56-të me autor Peretz.
Me këtë barazim, Kosova është e dyta në grup me një pikë, aq sa ka edhe Israeli në pozitën e tretë.
Zvicra është e para me tri pikë pas fitores 0:5 ndaj Bjellorusisë.
Takimi tjetër i këtij grupi ndërmjet Andorrës dhe Rumanisë luhet nga ora 20:45.