Korçë: Dyvjeçarit i bie motori sipër, lëndohet rëndë
Një 2-vjeçarit në lagjen 4 të Korçës, i ka rënë motori mbi trup.
Ai ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur ka hipur në motorrin e parkuar, ku edhe është rrëzuar në tokë ndërsa motori i ka rënë mbi trup.
Sipas informatave, Top Channel raporton se fëmija ka marrë dëmtime të shumta dhe është nisur drejt Tiranës, transmeton Paparaci.
Motori i parkuar në oborr i përket babait të tij, i cili momentalisht është në burg.
Nëna e fëmijës ka qenë brenda në shtëpi, ndërsa atë të rrëzuar në tokë me motorrin sipër e kanë pare motrat e tij.
Policia po vazhdon punën për zbardhjen e ngjarjes.