Kontrollet në veri pas shpërthimit në Varagë – çka gjeti sot Policia?
Njësitë e Policisë së Kosovës kanë vazhduar edhe sot bastisjet nëpër lokacione të ndryshme drejt ndriçimit të rastit, identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar, në lidhje me sulmet e fundit në veri, përfshirë edhe sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
Lidhur me këto raste, ka reaguar Policia, e cila ka njoftuar për lokacionet ky ka kryer bastisjet dhe për rezultatet që ka arritur:
Njësitë policore gjate aktiviteteve në këtë zonë dhe përreth saj, në një lokacion në fshatin Varagë të Zubin Potokut kanë kryer kontrolle, me ç ‘rast si dëshmi materiale janë sekuestruar,
-Dy armë gjuetie,
-Një armë karabinë M48 dhe një sasi e municionit të kalibrave të ndryshëm.
Po ashtu aktivitet policore kanë vazhduar edhe në Mitrovicë Veri, ku janë kryer kontrolle në dy lokacione, i cili ka rezultuar me shoqërimin në stacion policor të një personi të dyshuar për të vazhduar me procedura të mëtejme, si dhe si dëshmi materiale janë sekuestruar,
– 1 pushke gjuetie
– 1 armë forme lapsi kimik
– 278 fishek te kalibrave të ndryshëm, përfshi edhe të armës së gjuetisë
– 3 thika
– 5 emblema
– 1 Shall maskues me kapele
– 1 Audio incizues
– 1 USB
– 1 bateri dore
– 1 këllëf për pistoletë
– 1 rrip brezi taktik
– 1 sprej
– 3 kreher të zbrazet për fishek
– 1 karikator për pistoletë dhe
– 1 radiolidhje me adapter
Ndryshe, në mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit, ka ndodhur një shpërthim që ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Nuk pati viktima, por kanali ka pësuar dëme, kurse banorë nga Mitrovica nuk kanë pasur ujë për gati 24 orë pas shpërthimit.
Pas riparimit të përkohshëm, furnizimi me ujë është rikthyer.
Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.