Konkurs pune: MPB po kërkon ekspert dhe do ta paguajë 250 euro për çdo procedurë

Ministria e Punëve të Brendshme, ka bërë një shpallje publike për kërkimin e një eksperti të jashtëm në fushën e përzgjedhjes/vlerësimit të burimeve njerëzore nga organizata të specializuara apo universitete.

Sipas njoftimit, mandati i ekspertit të zgjedhur do të jetë dy-vjeçar. Kurse pagesa thuhet se është 250 euro për çdo procedurë të rekrutimit në të cilën është angazhuar.

Shpallja është hapur sot dhe mbetet e hapur deri më 14 dhjetor apo të hënën tjetër, raporton Paparaci.

Kandidatët që aplikojnë duhet të kenë diplomë universitare në fushën e drejtësisë dhe të kenë tetë vite përvojë profesionale.

Po ashtu, theksohet se ata nuk duhen të mos kenë qenë anëtarë të organeve drejtuese në parti politike, të paktën gjatë pesë viteve të fundit.

Këtu mund ta gjeni të plotë shpalljen e konkursit:

Lexo edhe:  Vendet që mbesin pa energji elektrike sot