Konjufca: Kemi informacione të sakta që në Serbi një grup tjetër po trajnohet për sulm të ri ndaj nesh

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se tre kushtet “janë të arsyeshme” dhe “të gjitha instancat” shtetërore duhet t’u përmbahen atyre, duke iu referuar tri “garancioneve” që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha t’i ketë kërkuar në Bruksel.

Konjufca gjatë një konference të përbashkët me homologen e tij sllovene, tha se “gjersa po flasim këtu, institucionet tona të sigurisë kanë informacione të sakta për një grup tjetër prej qindra personash që po trajnohen, po përgatiten në Serbi për ndonjë sulm tjetër eventual që ne mund ta përjetojmë”.

“Serbia e ka marrë pozicionin që nuk i zbaton klauzolat e kësaj marrëveshje. Për Kosovën marrëveshja ishte arritje e mirë, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare pa pengesë, po ashtu pakt mossulmimi nga shtetet…Serbia nuk e ka nënshkruar dhe mbi bazën e mosnënshkrimit nuk po e zbaton atë”, ka thënë Konjufca.

Kryeministri Kurti ka vendosur si një prej kushteve për angazhim në dialog me Serbinë, edhe dorëzimin e Radoiçiqit dhe grupit të tij tek autoritetet gjyqësore të Kosovës.

Bashkimi Evropian ka thënë se Serbia nuk është treguar e gatshme të pranojë këtë kusht, gjatë rundit të fundit të dialogut të mbajtur më 26 qershor.

Lexo edhe:  Ky është vendi ku besohet se u bë prita nga sulmuesit që vranë policin e Kosovës në veri