Konflikti Indi-Pakistan: Një kosovar mbetet i bllokuar atje

Tensionet midis Indisë dhe Pakistanit janë përshkallëzuar, pas një sulmi terrorist në Pahalgam që la 26 civilë të vdekur, shkruan Gazeta Sinjali.

India fajësoi Pakistanin për mbështetje të militantëve dhe nisi sulme ajrore me aeroplanë dhe raketa kundër objektivave në Pakistan. Në përgjigje, Pakistani reagoi me raketa dhe dronë, duke intensifikuar më tej krizën.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve, një shqiptar nga Kosova ka mbetur i bllokuar në Pakistan, pasi është pamundësuar të kthehet për shkak të mbylljes së pikave kyçe të transportit.

Këtë, ai e ka treguar në rrjetin social “TikTok”.

“Nuk mundem me ik se aeroportet janë mbyll, rrugët janë mbyll”, tha ai.

Lexo edhe:  Sulmohet me armë zjarri një shtëpi në Prishtinë