Konflikt familjar: Prishtinasi e bën për spital kunatën e tij, përfundon në ndalim policor

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.

Së fundi Policia ka intervenuar edhe në një familje në rrugën ‘Kasem Trebeshina’ në kryeqytet, si rezultat i denoncimit të një gruaje.

Sinjali mëson se 34-vjeçarja ka deklaruar se ka telashe me kunatin e saj, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur në trup dhe fytyrë.

Si pasojë e dhunës së përjetuar, viktima ka pësuar lëndime trupore për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore. Ndërkohë i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, 41-vjeçari është dërguar në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Vetura me tre persona bie në Lepenc, raportohet se targat ishin të Kosovës