Konflikt familjar në Prishtinë: Vëllai rrah motrën më ‘tëhollues’, 27-vjeçarja e denoncon në Polici

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku vajzat dhe gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe me anëtarët  e tjerë të familjes.

Një konflikt familjar ka ndodhur dje në rrugën ‘Ymer Jaka’ në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 27-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se pas një konflikti verbal me vëllain e saj, ky i fundit ka eskaluar në dhunë fizike duke e goditur me shkop gatimi në pjesë të ndryshme të trupit.

Shkaku i dhunës viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj 31-vjeçarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Hamza takon bizneset dhe punëtorët e sektorit privat: Më pak taksa për bizneset, paga më të mira për punëtorë