Konflikt familjar në Lipjan: I riu ushtron dhunë fizike ndaj motrës, intervenon Policia

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare.

Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe me anëtarët e tjerë të familje.

Një konflikt familjar ka ndodhur dje në Lipjan, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij pas një mosmarrëveshje që kanë pasur me njëri – tjetrin.

Sinjali mëson se 39-vjeçarja ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërkohë që ka dhënë dëshminë e saj lidhur me rastin para hetuesve policorë

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Shokon avokati kosovar, i quan mercenarë policët e FIT-it