Konfiskohen tri armë në Mitrovicë e Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar tri armë në Vushtrri e Mitrovicë.

Rreth orës 18:18, policia në Vushtrri ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, njësit policore kanë arritur ta lokalizojnë vendin se ku ka pasur te shtëna ku dhe ishte një aheng, si prove materiale janë konfiskuar dy arme zjarri: një armë e modifikuar tytë shkurtër e tipit dhe një armë zjarri e llojit pistoletë.

Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar personi i dyshuar B.M. 32- vjeçar, i cili dyshohet se ka përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndërsa rreth orës 18:45 ne Skenderaj njësitet policore kanë konfiskuar një armë tytë gjatë-pushkë gjuetie, pas pranimit të informatës se i njëjtit e kishte shtënë me këtë armë.

 

 

Lexo edhe:  13 vjeçarja që u djeg nga bombola në Kçiq, dërgohet në Turqi me aeroplan special