Konfirmohet aksidenti mes një veture dhe kamioni në Ferizaj, nuk ka të lënduar
Sinjali raportoi pak më parë për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
Aksidentin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se përkundër përplasjes, fatmirësisht nuk ka të lënduar.
“Në ora 11:10 në Bibaj të Ferizajt ka ndodhur një aksident në mes të një kamioni dhe një veture, nuk është raportuar për lëndime”, ka deklaruar Veseli