Konfirmohet aksidenti mes dy veturave në Drenoc të Klinës, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:40 në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Drenoc, ku janë përfshirë dy automjete.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se si pasojë e këtij aksidenti, janë lënduar dy persona.

“Rreth orës 09:40 është njoftuar Policia për një aksident, në magjistralen Pejë-Prishtinë në fshatin Drenoc, ku janë përfshirë dy automjete (vetura). Për momentin kemi informacione se dy persona janë lënduar”, tha ai.

 

Lexo edhe:  Haradinaj: Kurti dhe Vuçiqi janë shokë