Konfirmohen dy opinionistët e BBVA, këta janë emrat

Edhe shumë pak nga mbetur nga nisja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”.

Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm.

Një pjesë shumë e rëndësishme e gjithë këtij spektakli janë dhe ata, të cilët me opinionet e tyre bëhen dhe zëri i publikut.

Ashtu siç shumë nga ju dhe mund ta prisnit apo shpresonit, Arbër Hajdari rikthehet për të katërtin vit radhazi në rolin e tij si opinionist.

Edhe pse çdo mbarim sezoni Arbri lë pikëpyetje nëse do të jetë sërish i pranishëm në edicionin e ardhshëm, të gjithë shikuesit bien dakord se pa të nuk do të quhej i plotë ky spektakël.

Me mendimet dhe komentet e tij, i gjithë publiku konfirmon se askush nuk mund të ishte më i përshtatshëm se ai.

Ndërkaq, krah Arbrit në rolin e opinionistes do të jetë Neda Balluku.

Ajo ka qenë vetë banore në “Big Brother 4” në vitin 2010-2011, ndërsa tashmë i është besuar ky pozicion i rëndësishëm në spektaklin më të ndjekur në Shqipëri.

Lexo edhe:  Në qytetin afrikan bie borë për herë të parë në 11 vjet