Komuna e Skënderajt mbështet me qera familjen nga Llausha pas djegies së shtëpisë

Familjes 5 anëtarëshe nga Llausha e Skënderajt së cilës iu dogj shtëpia, do tu mbulohen shpenzimet e qerasë nga Komuna e Skënderajt.

Kështu ka njoftuar Kryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura.

“Si Komunë kemi ndërmarrë veprimet emenjëhershme për të mbuluar shpenzimet e qirasë për banim të përkohëshëm, derisa të bëhet i mundshëm kthimi në shtëpinë e re”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Lexo edhe:  3 mijë infermierë kanë kontrata për të ikur nga vendi – Forumi gjerman pritet të marrë edhe 200 të tjerë me procedurë të shpejtë