Komuna e Skenderajt anulon koncertin për diasporën për sonte, si shenjë respekti për familjen Hajrizi

Komuna e Skenderajt ka anuluar sot koncertin e organizuar në qendër të qytetit, për nder të mergatës.

Vendimi u mor në shenjë respekti për familjen Hajrizi nga Skenderaj, djali i të cilit, Faton Hajrizi, u vra sot në Loznicë të Serbisë, rreth 40 orë pas vrasjes së një polici serb, të cilën dyshohej se e kreu ai.

Hajrizi ishte në arrati, pasi kishte ikur nga burgu i Smrekonicës.

Lexo edhe:  Vjedhje në kompaninë për hapjen e bunareve në Mamushë, hajnat marrin gypa në vlerë të mbi 10 mijë eurove