Komuna e Prishtinës rikujton: Trotineti elektrik është i ndaluar në sheshe e hapësira publike

Komuna e Prishtinës ka rikujtuar se është i ndaluar rreptësisht qarkullimi i trotinetëve elektrikë, biçikletave, motoçikletave dhe mopedëve elektrikë në sheshe e hapësira publike ku ka frekuencë të lartë të këmbësorëve.

“Të nderuar qytetarë ju rikujtojmë se është  ndaluar rreptësisht qarkullimi i trotinetëve elektrikë, biçikletave, motoçikletave dhe mopedëve elektrik në sheshe e hapësira publike”, kanë thënë nga komuna.

Që nga muaji gusht i vitit të kaluar, Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për ndalimin e trotinetëve, biçikletave dhe të gjitha mjeteve me veprim motorik ose elektrik në sheshet e kryeqytetit. Po ashtu është ndaluar lëvizja edhe në vendet ku ka frekuentim të madh të këmbësorëve.

Lexo edhe:  Tërmet në Serbi, dridhjet dëgjohen edhe në Kosovë