Kompanitë gjermane punësojnë 78 mijë njerëz në Serbi, shkëmbi tregtar arrin në 8.3 miliardë euro
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sonte, në darkën e parë gala të Dhomës së Tregtisë Gjermano-Serbe (AHK), se shkëmbimi tregtar vjetor midis dy vendeve arriti një vlerë prej 8.2 deri 8.3 miliardë euro dhe se kompanitë gjermane punësojnë rreth 78,000 njerëz në Serbi, transmeton Demokracia.com.
Në ceremoninë në hotelin Hilton, Vuçiq tha se në gjuhën serbe pranohen shumë terma teknikë në industrinë e automobilave dhe se të gjithë në Serbi thonë “gepek”, “anlaser”, “auspuh”, “shovershajbe”, “ratkapna”, “kuplung” e të tjera.
Gjermania është investitori më i madh në Serbi. /Demokracia.com/