Kompanitë e sigurimit në Kosovë patën rreth 150 milionë € të hyra vitin e kaluar, por vetëm 15 milionë € i deklaruan fitim

Kompanitë e sigurimit në Kosovës, gjatë vitit 2024 kanë pasur rreth 150 milionë euro të hyra, por ato nuk i deklaruan të gjitha.
Fitimi i deklaruar nga këto kompani gjatë vitit që lam pas ka qenë vetëm 15 milionë euro.

Dymbëdhjetë kompani të sigurimit që veprojnë në tregun e Kosovës, gjysma e tyre me kapital vendor e gjysma tjetër me kapital të huaj, nga 150 milionë euro të hyra, 135 milionë euro i kanë deklaruar si shpenzime, përderisa vetëm 15 milionë euro i kanë paraqitur si fitim të pastër, raporton FrontOnline.

Sipas raporteve financiare të Bankës Qendrore të Kosovës, vitin e kaluar kompanitë e sigurimit kanë paguar rreth 74 milionë euro dëme.

 

 

Lexo edhe:  Incidenti te "Mehana" në Veri, suspendohen dy policët