Kompania nga Beogradi fiton tender 137 mijë euro në KEK
Përkundër raporteve të tensionuara, kompanitë nga Serbia po gjejnë treg në Kosovë nëpër tenderë institucionalë. Dje një kompani nga Beogradi ka arritur të fitojë tender në vlerë prej 137 mijë eurosh në Koorporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
KEK’u ka shpallur fitues në tenderin për riparim dhe testim të valvave siguruese në bllokun B1 dhe B2 konserciumin UNIVERS-M SH.P.K dhe ICI doo, kompani me seli në Beograd të Serbisë.
Në uebfaqen e kësaj kompanie thuhet se është e specizliaur për ofrimin e shërbimeve inxhinierike dhe teknike “që mundësojnë funksionimin optimal të impianteve të makinerive , minimizojnë kohëne ndërprerjes në prodhim dhe arrijnë besueshmërinë maksimale”.
Pronar i kësaj firme del të jetë Miodrag Jevtovic.
Kjo kompani figuron se ishte regjistruar më herët në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) më 2020. Ndërkaq, është shuar më 25 qershor të 2024-ës. Aktiviteti kryesor i këtij biznesi tashmë të shuar rezulton “testimi teknik dhe analizat”.