Kompania gjigante gjermane hap fabrikën në Kosovë, pritet hapja e 200 vendeve të punes

Kompania gjermane MUNDA e cila merret me prodhimin e veshjeve të brendshme të veturave siç janë: tapiceritë, veshjet e karrigeve, zbukurimet me teknologjinë më të re LED, do të hap fabrikën e saj në Kosovë.

Njoftimin e ka bërë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cila tha se një investim i tillë po ndodhë për herë të parë në Kosovë, e që do të sjellë 200 vende të reja të punës po ashtu edhe përvoja në fushën e tekstileve teknike me njohuritë e teknologjisë së ndriçimit të bazuar në LED.

 

Lexo edhe:  Aksident i frikshëm te rruga e “Elbasanit” në Shqipëri, shoferi ‘fluturon’ në anën tjetër të rrugës