Komentuesit i dalin në mbrojtje burrit që ia ndaloi gruas hyrjen në shtëpi, pasi doli me kolegë për iftar

Ka nxitur shumë reagime një rast që është raportuar sot nga Policia e Kosovës.

Në raportin 24-orësh u theksua se një burrë në Pejë, nuk e la gruan të hyjë në shtëpi, pasi ajo kishte dalë me kolegët për iftar.

“Pejë 30.03.2024-20:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se pasi kishte dal me koleg të punës për të ngrënë iftar, kur ishte kthyer në shtëpi, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar nuk e ka lejuar që të hy në shtëpi. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”,thuhet në raport.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është liruar pas intervistimit.

Lexo edhe:  Vdes 65-vjeçari, u shtyp brenda kamionit të mbeturinave në Shqipëri