Komenti skandaloz i policit kosovar: “Eh t’ishit vra ma mirë ish kon..”
Një koment skandaloz e ka shkruar në “Facebook” një zyrtar policorë. Bëhet fjalë për Xhevat Ibrahimi i cili ka komentuar ngjarjen e fundit që ndodhi në kryeqytet ku mbetën të plagosur mbi 20 persona dhe një i vrarë .
Kjo deklaratë e tij nuk është mirëpritur nga komentues tjerë të cilët e kanë kritikuar për komentin e tij. Madje një komentues ia ka kujtuar se ai është polic.
Komenti i tij i plotë:
“Eh tishit vra krejt ma mirë ish kon se qe jeni bo hor e rezil kur qohet pesh ghdo njeri apo kafsh do i ndodh e keqja”, ka komentuar Ibrahimi.