Kombëtarja mbërrin në Rinas, Sylvinho tregon se a do të vazhdojë me kuqezinjtë

Kuqezinjtë e Kombëtares shqiptare mbërritën në Aeroportin e Rinasit pas përfundimit të rrugëtimit të tyre në Euro 2024.

Sapo mbërriti në Rinas, trajneri Sylvinho shprehu edhe njëherë sesa krenar është për futbollistët dhe për tifozët që i shoqëruan ata në këtë rrugëtim të shkurtër, por emocionues.

“Ishte një eksperiencë e mirë për të gjithë, ishte e vështirë për ne, por jemi krenarë për të gjithë futbollistët, federatën. Shumë njerëz që na mbështeten, ishte eksperiencë e pabesueshme. Unë jam pjesë e juaja. Kishte më shumë shqiptarë se sa gjermanë në Gjermani“, tha trajneri.

Shqipëria pësoi mbrëmë nga Spanja, duke mbaruar kështu ëndrrën për evropian.

Lexo edhe:  Ky është personi që u vra në Malishevë