Komandanti i UÇK-së nga Bajgora konvertohet në katolik, nga Hajzer Istrefi bëhet Aleksandër Istrefi

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hajzer Istrefi, duket se është konvertuar në fenë katolike dhe ka marrë emrin Aleksandër Istrefi.

Lajmi është bërë i ditur disi nga Vlora Gashi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ajo flet për ndryshimet e fundit në Mitrovicë dhe rëndësinë e identitetit shqiptar.

“Shqiptarët duhet të frymojnë shqip se shqiptarë kemi le, shqip do të jetojmë dhe shqip do të ndrrojmë jetë. Kjo tokë arbërore i përket vetëm shqiptarëve me identitet, gjuhë, kulturë. Zhvillimet e reja në Mitrovicë! Aleksandër Istrefi – Bajgora, komandant i batalionit të parë, brigada 141 ‘Mehë Uka’ Z O. Shalës”, ka shkruar Gashi.

Ky ndryshim ka ngjallur reagime dhe diskutime në opinionin publik, ndërsa pritet të shihet nëse vetë Istrefi do të deklarohet për këtë vendim.

Lexo edhe:  Ky është 29-vjeçari që u arrestua pasi dyshohet se goditi me ekskavator punëtorin në Skenderaj