Komandanti i KFOR-it e merr një vendim për Kosovën

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Stuart Munsch, ka thënë se NATO ka vënë në gatishmëri të lartë edhe një batalion rezervë për dislokim në Kosovë në rast se ka nevojë.

Munsch u bëri thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga “vendimet dhe veprimet e mëtejme të papërgjegjshme dhe të përfshihen në negociata diplomatike që të përmirësohen marrëdhëniet”.

Munsch u takua me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

“Diskutimet e tyre përfshinin dislokimin e 700 trupave shtesë nga batalioni rezervë i thirrur në Kosovë nga NATO për të normalizuar situatën dhe për të garantuar sigurinë, si dhe dislokimin e mundshëm të një batalioni tjetër rezervë që është vendosur në gatishmëri të lartë, në rast se nevojiten trupa shtesë”, thuhet në postimin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli në Twitter.

Lexo edhe:  Këngë vajtuese në 2 të natës – banorët e lagjes ‘Dardania’ në hall nga një shofer