Komandant Avni Kiqina ushtari që veshi uniformën e UÇK-së në moshë të re ndërsa për 7 vite ishte komandat i FSK-së në Mitrovicë
Familja Kiqina është njëra nga familjet më kontributdhënëse për lirinë dhe çlirmin e Kosovës.
Njëri nga anëtarët e kësaj familje patriotike dhe atdhetare është edhe Avni Kiqina, i cili është edhe familjar i heroit Rasim Kiqina, armën e së cilit e mbajti gjatë gjithë luftës, shkruan Jepi zë.
Avniu si i ri ju kishte bashkangjitur Ushtrisë Çlirmtare të Kosovës dhe ishte njëri nga luftëtarët më të dalluar që me pushkë në dorë ju kishte përgjigjur armikut.
Pas luftës Avni Kiqina vazhdoi shërbimin në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe më vonë edhe në Forcën e Sigurisë.
Krahas punës së tij në FSK, ai avancoi në pozita të larta por edhe me shkollimin superior në SHBA.
Për 7 vite udhëhoqi suksesshëm FSK-në në Kazermën “Minatori” në Mitrovicë duke bërë që ushtarët mitrovicas të korrin suksese në garat brenda dhe jasht vendit.
Sot puna e tij e suksesshme vazhdon në FSK duke ndihmuar zhvillimin dhe ngritjen e këtij institucioni të sigurisë.