“Kom me t’mbytë ty, kom me ta mbytë vëllain e familjen”/ Ferizajasi rrah dhe kërcënon me vdekje bashkëshorten e tij

Gratë kosovare përpos dhunës psikike e fizike që përjetojnë nga bashkëshortët e tyre, shpesh herë marrin edhe kërcënime serioze për jetën e tyre, por jo vetëm. Ato kërcënohen se do ta pësojnë edhe familjarët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Varosh të Ferizajt, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Sinjali mëson se 24-vjeçarja ka deklaruar në Polici se bashkëshorti i saj e ka rrahur e më pas e ka kërcënuar se do e mbysë atë, vëllain dhe gjithë familjen e saj.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Dogana e Kosovës sekuestron Ferrari me targa të huaja në Prishtinë, ka vlerë kaq mijë euro