“Kom me t’gjetë ku je edhe kom me t’mbytë” – 24-vjeçarja posa del nga Policia kërcënon në mes të rrugës vajzën tjetër, dërgohet në mbajtje
Zënkat mes të rinjve kosovarë janë shumë të shpeshta. Ato madje shpesh herë përfundojnë me ofendime, sharje, kërcënime e sulme fizike ndaj njëri-tjetrit.
Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshjeje dy vajza kishin përfunduar në Polici.
Sinjali mëson se ndonëse ato u liruan në procedurë të rregullt, me të dalë nga stacioni policor plasi sherri sërish. Ka qenë një 24-vjeçare e cila ka kërcënuar vajzën me të cilën ka telashe me vdekje dhe iu vërsul ta sulmojë.
Sipas burimeve e dyshuara fillimisht i është drejtuar duke e sharë në gjuhë angleze e më pas i ka thënë se do e gjejë ku është dhe do e mbysë.
Kjo ka bërë që 24-vjeçarja të arrestohet sërish, por kësaj here ndaj saj është iniciuar rasti ‘Kanosje’ dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./GazetaSinjali/