“Kom kajt kur i kam than ditën e mirë mtha boma hallall”, nëna e dëshmorit rrëfen se si iu bashkua UÇK’së djali i saj

Serbia tentoi me forcë të shfaros popullin e Kosovës, por nënat tona të forta lindën trima përsëri. Nipi i dëshmorit Tafil Osmani, që me krenari bart emrin e tij, përjeton trashëgiminë e guximit dhe rezistencës së të parëve tanë. Ai shoqëron gjyshen e tij që sot e asaj dite ende e ndjen mungesën e djalit të saj.

Tafili mori pjesë në thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, duke treguar guxim dhe trimëri të jashtëzakonshme. Ai bie dëshmor me 6 maj 1999 pas luftimeve të ashpra me forcat paramilitare e kriminale serbe.

Nëna Shukrie ka rrëfyer me mallëngjim por me shumë krenari porosinë të cilën ia ka dhënë i biri.

Lexo edhe:  Nesër i jepet lamtmira e fundit gruas që humbi jetën tragjikisht në Liqenin Akumulues në Mitrovicë