Kolona të gjata në pikat kufitare, deri në 6 orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se deri në 6 orë janë pritjet në pikën kufitare në Merdarë, për të dalë nga Kosova.
Pritje ka gjithashtu edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, deri në 2 orë, ndërkaq nga 1 orë e gjysmë pritja është në Muçibabë dhe Mutivodë.
Në Jarinje ka pritje deri në 10 minuta, ndërkaq në pikat e tjera deri në 5 minuta.
