Koha kur Kurti premtonte se RTK-së do t’ia heq kontrollin politik, e do t’ua bëjë ‘qaren’ e financave

Gazetari i RTK-së Behxhet Begu, ka ndar një sekuencë të intervistës së tij me Kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili në vitin 2015 kur po zhvillohej intervista, premtonte se RTK-së, do t’ia heq kontrollin politik e do t’ia bënte zgjidhjen për financa.

Por, kur Kurti erdhi në pushtet, në fakt RTK u bë me Drejtor, pikërisht politik e pastër partiak, pasi aty erdhi Rilind Gërvalla, aktivist i Vetëvendosjes, e zgjidhja për buxhetin nuk u bë asnjëherë.

Në dritën e kësaj, gazetari Begu ka ndarë në tri kategori njerëzit që kanë kontribouar ose jo për RTK-në.

Disa momente nga një intervistë produktive, me ish Kryeministrin Kurti më 2015, kur ai ishte në opozitë.

Të dy jemi plakur kapak, po fjaltë dhe premtimet për ineresin publik nuk bën me i harru, as me i ndryshu!

Lexo edhe:  E rrahu gruan me të cilën bashkëjeton, gjakovari përfundon në prangat e Policisë