Klinë: Vetura e kombibusi aksidentohen dhe përfshihen në flakë – dyshohet se një person mbeti brenda  

Një aksident trafiku në Preqevë të Klinës mes një veture dhe një kombibusi, të cilët janë përfshirë nga flakët.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se dyshohet se një person ka mbetur brenda.

“Në 19:05 policia është njoftuar për një aksident në Preqevë në mes një veture dhe një kombibusi. Në rastin e aksidentit, në momentin kur ka ndodhur, veturat i ka kapluar zjarri dhe po dyshohet se një person ka mbetur brenda. Nuk e dimë nëse është gjallë”, tha Gashi për Klankosova.tv.

Gashi tha se po presin informacione nga vendi i ngjarjes për të ditur më shumë në lidhje me personin që dyshohet të ketë mbetur brenda.

Klankosova.tv do të ju mbajë të informuar në lidhje me ngjarjen.

Lexo edhe:  Erdhi për ta parë nënën e sëmurë, publikohen pamje nga vizita e Gucatit