Klinë: Persona të panjohur hynë me forcë në kishë, vjedhin euro e dinarë

Përgjegjësi i Kishës në fshatin Krushevë të Madhe të Klinës, ka raportuar në polici se disa persona të panjohur kanë vjedhur një shumë parash prej 15€ dhe disa dinar (para te Serbisë) brenda objektit të kishës.

Sipas tij, të dyshuarit kanë hapur me forcë derën e hyrjes së objektit.

Për këtë është njoftuar prokurori, dhe rasti po hetohet.

Ngjarja në polici është raportuar të premten, rreth orës 17:35, njoftoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Rasti është cilësuar “Asgjësim apo dëmtim prone”.

Lexo edhe:  Rron Gjinovci: Nga sot kush është kundër LGBT-s është kundër Albin Kurtit