Klinë: Foshnja dërgohet pa shenja jete në spital, rasti nën hetim nga Policia
Policia ka njoftuar se një foshnje është sjellë pa shenja jete në repartin e emergjencës. Rasti ka ndodhur në fshatin Dugajevë të Klinës.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Mjeku kujdestar ka konstatuar se fëmija ka ardhur pa shenja jete”, tha ai.
Gashi ka treguar se Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ka njoftuar menjëherë Prokurorinë për rastin.