Klinaku: Dje e mora vesh, Gucati lirohet, Haradinaj jo

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të OVL-UÇK’së, Faton Klinaku ka konfirmuar për lajmi.net se Hysni Gucati do të lirohet.
Ai ka thënë se nuk e di formën, pasi për një gjë të tillë duhet parë vendimin.

Në një prononcim të shkurtër për lajmi.net, Klinaku shtoi se nuk mund të japë më tepër detaje, përveç faktit se brenda dy tre muajve mund të ketë vendim të ri për Nasim Haradinajn.

“Gucati është liruar. Unë dje e mora vesh. Nuk e di formën. Për këtë duhet parë vendimin. Ajo që di është se Haradinaj nuk është liruar”, pohoi ndër tjerash për lajmi.net.

Kujtojmë se Gucati është i dënuar me vendim të shkallës së parë të Gjykatës Speciale, ndërsa është i arrestuar që nga viti 2020.

Lexo edhe:  Policia parandalon garat e shpejtësisë, gjobiten 5 vozitës