Kjo pjesë e Fushë Kosovës nesër do të mbesë pa ujë të pijshëm

Ujësjellësi i Prishtinës ka bërë të ditur se nesër në fshatin Bresje të Fushë Kosovës nuk do të kenë furnizim me ujë për disa orë për shkak të një riparimi.

Uji do të ndalet nga ora 09:00-15:00.

“Ju njoftojmë se nesër më 10.09.2023 është planifikuar të riparohet një rrjedhje e ujit në gypin magjistral fi 250 mm që furnizon me ujë të pijshëm pjesën e Bresjes në Fushë Kosovë. Nesër, e diel duke filluar nga ora 09:00-15:00 banorët e fshatit Bresje nuk do të kenë furnizim me ujë”, ka njoftuar Arjeta Mjeku, zëdhënëse në KRU Prishtina.

Lexo edhe:  Policia e Kosovës nxjerr pamjet e reja, si funksiononte grupi terrorist në Serbi që nga gushti