Kjo pikë kufitare në Kosovë është vështirë e kalueshme nga bora

Reshjes e borës kanë bërë që vendkalimi kufitar në Kullë të jetë vështirë i kalueshëm.

Në pamjet e publikuara nga Radio Televizioni i Rozhajes shihet se rrugët janë të mbuluara me borë dhe mjetet po kalojnë me vështirësi.

Vendkalimi kufitar në Kullë gjendet në veriperëndim të qytetit të Pejës në lartësi mbidetare 1250 metra dhe e lidh Kosovën me Malin e Zi.

Lexo edhe:  Varroset edhe Shkëlqim Pllana, 17 vjeçari që vdiq në aksidentin e tmerrshëm në Vushtrri