Kjo është vlera marramendëse e stolive të marra nga plaqkitja e armatosur në argjendarinë në Suharekë
Një grabitje e armatosur si në filma ka ndodhur pasditen e sotme në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes Policisë dhe hajnave dhe për pasojë një zyrtar policor ka mbetur i plagosur, raporton Gazeta Sinjali.
Është bërë me dije se polici që mbeti i plagosur është Avdullah Hoxha, i cili po intervenonte bashkë me kolegët e tij në këtë rast.
Gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë, teksa katër të dyshuarit kanë arritur të arratisen nga vendi i ngjarjes.
Tashmë janë publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes, nga ku mund të shihet se plaçkitësit e kanë zbrazur dyqanin dhe sipas informacioneve të para, vlera e stolive që u grabitën është 250 mijë euro.