Kjo është lopa më e shtrenjtë në botë

Brazili ka qindra miliona lopë, por një në veçanti është e jashtëzakonshme.

Trupi i saj masiv, i bardhë si bora, vëzhgohet nga kamerat e sigurisë, një veteriner dhe një roje i armatosur.

Me vlerë 4 milionë dollarë, Viatina-19 FIV Mara Moveis është lopa më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand, sipas Rekordeve Botërore Guinness. Kjo është tre herë më shumë se çmimi i mbajtësit të fundit rekord. Dhe me 1,100 kilogramë ajo është dy herë më e rëndë se një e rritur mesatare e racës së saj.

Përgjatë një autostrade që kalon në zemër të Brazilit, pronarët e Viatina-19 kanë vendosur dy tabela që lavdërojnë madhështinë e saj dhe u bëjnë thirrje fermerëve, vendasve kureshtarë dhe autobusëve me studentë të veterinarisë për të bërë pelegrinazhe për të parë lopën.

Lexo edhe:  Kastarati: Nëse rrezikohet territori i Kosovës, FSK-ja do t’i kryejë detyrat e saj