Kjo është gruaja që u gjet e vdekur sot në Suharekë, dje kishte kërkuar ndihmë në spitalin e Prizrenit
Një 51-vjeçare u gjet sot pa shenja jete në shtëpinë e fqinjit të saj në fshatin Shirokë të Suharekës. Ajo dyshohet se shtëpinë për të cilën kujdesej pasi pronari i saj ndodhet jashtë shtetit, e zgjodhi si vend për t’i dhënë fund jetës së saj.
Sinjali mëson se viktima, Indira Gashi, edhe gjatë ditës së djeshme kishte kërkuar ndihmë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.
Sipas burimeve ajo ndodhej në gjendje të rëndë emocionale dhe si pasojë e kësaj kishte përdorur mbidozë të barnave.
Gashi u gjet pa ndjenja sot rreth orës 11:20 nga ekipi mjekësor i emergjencës, ku pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se ajo ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Vdekje e dyshimtë’./GazetaSinjali/