Kjo është gjendja shëndetësore e policit që u plagos sot

Një polic i Kosovës që ishte jashtë detyrës zyrtare ka mbetur i plagosur sot në Fushë Kosovë si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri mes dy pronarëve të ‘Rent a Car’, raportoi ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Siç ka mësuar Gazeta Sinjali i plagosur mbeti polici Misin Krasniqi – i cili kur ndodhi rasti ishte kalimtar rasti.

Ai tash është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit.

Për gjendjen e tij ka folur drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla. Ai ka thënë për Gazetën Sinjali se gjendja e viktimës është stabile.

“Është në gjendje stabile. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe jemi në pritje të rezultateve”.

Lexo edhe:  3 persona bëhen për spital nga aksidenti i rëndë në Klinë