Kjo është gjendja e të lënduarve në aksidentin e rëndë në Pejë, një fëmijë në gjendje kritike
Mbrëmjen e djeshme u raportua për një aksident trafiku në fshatin Raushiq të Pejës.
Nga ky aksident mbetën të lënduar tre persona.
IndeksOnline ka kontaktuar me kujdestarin e mbrëmshëm të Emergjencës së Prishtinës, njëherazi edhe drejtorin e saj, Naser Syla, ku na informoj rreth gjendjes së të lënduarve.
‘’Të lënduar kanë qene dy fëmijë edhe nëna, për momentin të gjithë janë në ortopedi. Njëri nga fëmijët është në gjendje të rëndë. Kanë marr terapi, janë kryet të gjitha ekzaminimet, incizimet dhe janë pranuar në ortopedi për vazhdim të tretmanit’’, tha ai.