Kjo do të jetë paga e Zekirja Ramdani në Arabinë Saudite!

Strategu i njohur shkupjan, Zekirja Ramadani karrierën e tij e vazhdoi në Arabinë Saudite, aty ku pritet të tregojë vlerat e tij si trajner. Këtë profesion në mënyrën më të mirë e ushtroi në Kosovë, aty ku brenda 4 viteve punë arriti që të fitoj tre tituj kampion me tre skuadra të ndryshme, Trepça ’89, Feronikelin dhe Prishtinën. Ramadani në futbollin arab do të udhëheq skuadrën e Uhud nga Medina, drejtuesit e së cilës skuadër i bënë një pritje madhështore. Ndërkohë jo zyrtarisht mësojmë se paga e tij te skuadra e Uhud që garon në Ligën e Dytë arabe do të jetë 9 mijë euro.
Lexo edhe:  ‘Derbi nuk luhet, derbi fitohet’ - Gjilani dhe Drita luajnë ndeshjen e zjarrtë për t’i arritur synimet!