Kishte ardhur për pushime nga Zvicra, gjendet pa shenja jete 66-vjeçari

Një 66-vjeçar është gjetur nga familjarët e tij pa shenja jete në shtëpi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Prizren.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar togeri Shaqir Bytyqi, nga policia e Prizrenit.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Është hapur rast “Hetim i vdekjes”, tha Bytyqi.

Ai deklaroi se viktima me familje kishte jetuar në Zvicër dhe këto ditë kishin ardhur për pushime në Kosovë

Lexo edhe:  Aksident i rëndë afër Babushit, kalimtarët nxjerrin të lënduarit e ngujuar në veturën e rrokullisur