“Kishin planifikuar vrasjen e dy viktimave” – Prokuroria jep detaje për aksionin kundër grupit kriminal të Demë Elshanit
Prokuroria Speciale ka dhënë informacione shtesë lidhur me arrestimin e pesë personave, të cilët dyshohet se janë pjesë e grupit kriminal të Demë Elshanit.
Përmes një komunikate për media, Prokuroria Speciale ka njoftuar se kanë realizuar operacioni policor për arrestimin e ‘Grupit të Organizuar Kriminal’.
Sipas komunikatës së prokurorisë të arrestuarit kishin planifikuar dhe ndërmarr veprime përgatitore për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje’ dhe dhe ‘Shkaktimit të Rrezikut të Përgjithshëm’ ndaj dy viktimave në Pejë.
Të arrestuarit janë D.R., R.B., SH.K., F.Q., dhe D.M. të cilët me vendim të prokurorit nga PSRK janë ndaluar për 48 orë.
Gjithashtu, në komunikatën e Prokurorisë bëhet e ditur se janë sekuestruar granata dore, pushkë, revole e muncione të ndrysheme.
“Gjatë zhvillimit të operacionit policor është zbatuar urdhër-kontrolli që është kryer në gjashtë lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë të cilat do të përdoreshin për kryerjen e veprave penale si: granata dore, pushkë, revole dhe municion i kalibrave të ndryshëm. Përveç kësaj janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e lendes narkotike, telefona celular si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve”, thuhet në komunikatën e PSRKS-së.
Paparaci raportoi sot gjatë ditës për aksionin e përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.
Sipas burimeve, të arrestuarit janë pjesë e grupit kriminal të Demë Elshanit