Kica-Xhelili: Duke e trajtuar Kushtetutën si paçavër nuk e dobëson Serbinë, por Kosovën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se Vetëvendosja e Albin Kurti duhet t’i përgjigjet qytetarëve të Kosovës pse e ‘‘urren patologjikisht’’ Kushtetutën dhe Kosovën bashkë me të.
Ajo ka thënë edhe se Kosova është ajo që dobësohet kur Kushtetuta trajohet si ‘’paçavër’’ e jo Serbia.
”Sidoqoftë, meqë deklaruan se duan të votojnë qeverinë pa konstituim të plotë të Kuvendit, jam kurioze t’i shoh se si mblidhen 61 deputetë – meqë edhe ashtu na thonin se i kanë numrat. E pastaj ta shohim qeverinë e cilit shtet po e votojnë dhe me cilën Kushtetutë, meqë e Republikës së Kosovës nuk po u pëlqen”, ka shkruar ajo mes tjerash.