Kiara për Efin: I uroj suksese, jam e lumtur që është në finale

Pasi mbërriti mbrëmë në studio, Kiara foli më shumë për shpalljen e Efit si finaliste.

Kiara: Mendoj që Efi ka argumente të forta, ka nerva më shumë se unë, i çon gjërat deri në fund. Ajo ka pasur më shumë kohë t’i shohë gjërat nga jashtë, ka qenë kundër Oltës dhe kjo i pëlqente fansave të Luizit.

Kam pasur shumë gjëra për të treguar, por jam stepur. Unë i uroj suksese dhe jam e lumtur që është në finale.

Arbër: I them banorëve të kenë fat dhe jenë të lumtur. Në këtë pikë të lojës, publiku ka qenë më kuriozë të shohë përballjen e Luizit dhe Efit. Midis marrëdhënies së Luizit dhe Efit, ka goxha audiencë që mbështet Efin. Mendoj që do kenë debate të ashpra, sepse do e shohë largimin e Kiarës si penalizim. Ai nuk rri dot pa bërë gjë, do të dojë të ulë Efin sa më shumë.

Kiara: Nuk mendoj që do bëjë diçka të fortë tani që është finalist.

Arbër: Është ai lloj njeriu që do gjithmonë të lëvizë dhe krijon debate më shumë në atë shtëpi, besoj se do vazhdojë po njësoj.

Lexo edhe:  E mitura thotë se u rrah nga babai dhe vëllai sepse e kundërshtonin lidhjen e saj me një djalë